Morsi: Duhet të ndërmjetësohen bisedime në Siri

Organizata e Bashkëpunimit Islamik ka bërë thirrje për “dialog serioz” mes  Sirisë dhe opozitarëve, në mënyrë që të ndalojnë luftën  në vend.Duke folur gjatë mbylljes së samitit dy-ditor të enjten, presidenti i Egjiptit Mohamed Morsi tha, “Ne të gjithë pajtohemi se është e nevojshme që të përshpejtohet procesi për ti dhënë fund kësaj tragjedie të cilën është duke e përjetuar populli sirian”.Kjo organizatë 57 anëtarshe, mbështetë iniciativën e Egjiptit, Turqisë, Iranit dhe Arabisë Saudite që të bëjë ndërmjetësimin e bisedimeve mes presidentit Bashar al-Asad dhe opozitarëve.Me këtë hap tentohet t’i jaepet fund luftës dy-vjeçare ku kanë humbur jetën të paktën 60 mijë njerëz.