CIA, bazë sekrete në Arabinë Saudite
Agjencia Qendrore Amerikane e Inteligjencës ka operuar për dy vjet me rradhë një bazë të fshehtë avionësh pa pilotë në Arabinë Saudite. Baza u krijua për të gjuajtur anëtarët e Al-Kaedës në Gadishullin Arabik, që e ka qëndrën në Jemen.Një nga avionet e telekomanduar është përdorur në shtator 2011 për të vrarë Anvar al-Aëlaki, një klerik i lindur në Amerikë që besohet të ishte shef operativ i grupit. Mediat amerikane kanë qenë në djeni që atëherë të ekzistencës së kësaj baze, por nuk e kanë raportuar.Zyrtarë të lartë qeveritarë ishin të shqetësuar se zbulimi i saj do të dëmtonte operacionet kundër militantëve të Al kaedës , si dhe të dëmtonte bashkëpunimin me Arabinë Saudite në luftën kundër-terrorizmit.Ushtria amerikane i largoi pothuajse të gjithë trupat e saj nga Arabia Saudite në vitin 2003. Pas luftës së vitit 1991 të gjirit në mbretërinë e Arabisë Saudite ishin vendosur nga 5.000 dhe 10.000 ushtarë amerikanë. Zyrtarisht në vend qëndrojnë vetëm personeli i misionit të Shteteve të Bashkuara të Trajnimit Ushtarak.Vendi se ku është ndërtuar kjo bazë ende nuk është bërë publik dhe nga qeveria e Arabisë Saudite ende nuk është deklarur dicka në lidhje me këtë ngjarje.Zbulimi i bazës përbën një lajm veçanërisht të sikletshëm për Mbretin Abdullah, i cili është zotuar publikisht për neutralitet dhe mosndërhyrje në krizat e vendeve fqinje të rajonit. Abdullah ka nisur një procedure te vështire reformash përballe kundërshimeve të ardhura nga elita konservatore fetare e vendit, të cilat nuk pranojnë ndërhyrjen e trupave te huaj jo myslimane në vend.Fushata për largimin e forcave të SHBA-së ka qënë një nga thirrjet kryesore që Al kaeda dhe ish lideri i saj saudit Osama bin Laden i ka drejtuar Arabisë Saudite.