Programi bërthamor, me 26 shkurt Irani diskuton me 6 shtetet perëndimore
Irani dhe gjashtë anëtarët e grupit SHBA, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania do të rinisin bisedimet për programin bërthamor të Teheranit me datën 26 shkurt. Por mesa duket janë të pakta shpresat për përparim, pasi një zyrtar iranian ka shpejtuar për të deklaruar se qëllimi i Perëndimit është të minojë Iranin.Raporti i parë për bisedime, të cilat do të zhvillohen në Kazakistan, u bënë nga Këshilli Kombëtar Suprem të Sigurimit të Iranit.Më vonë, zëdhënësi i Catherine Ashton, tha se kreu i Politikës së Jashtme Evropiane shpreson të shohë progres në bisedimet, të cilat kanë qëllim të qetësojnë fuqitë perëndimore në lidhje me programin bërthamor të Iranit.Ashton shpreson se bisedimet do të jenë produktive dhe se do të ketë një përparim të rëndësishëm drejt arritjes së një marrëveshje për t'iu përgjigjur shqetësimeve ndërkombëtare rreth programit bërthamor iranian.Ndërsa Perëndimi vijon te jetë i shqetësuar se pas programit mund të jetë e fshehur një përpjekje e Iranit për të ndërtuar armë bërthamore, Teherani insiston se programi është përdorur vetëm për qëllime paqësore.Megjithatë, deklaratat zyrtare iraniane sugjerojnë se potenciali për përparimin në bisedimet është mjaft i vogël."Nuk do të dëshirojnë kurrë që të ketë një dialog të vërtetë dhe negociues," tha Abdullah haxh Santegi-, një zëdhënës për Ajatollah Ali Khamenei.Këto komente ndryshojnë nga ato të Ministrit të Jashtëm iranian, Ali Akbar Salehi, i cili tha të hënën në Berlin se është optimist dhe folën për një qasje të re nga ana e SHBA-ve për çështjen e Iranit.