Depërtimi në Detin Arab, India e shqetësuar nga ndikimi kinez

India ka shprehur frikën mbi vendimin e Pakistanit që t’ia dorëzojë për menaxhim Kinës një port strategjik të Detit Arab.Duke folur para gazetarëve, ministri indian i Mbrojtjes A.K. Anthony tha se vendimi për dorëzimin e portit Gëadar te një kompani shtetërore kineze javën e kaluar ishte “një çështje shqetësuese”.Pekini ka investuar më shumë se 100 milionë dollarë në zhvillimin e porteve në det të thellë, afër portit në ngushticën e Hormuzit, një korsi kryesore globale e anijeve të naftës.Pavarësisht ngrohjes së marrëdhënieve tregtare, Pekini dhe Nju Delhi konsiderohen rivalë tradicionalë.India është e shqetësuar për rritjen e ndikimit kinez në Azinë Jugore. Islamabadi është një aleat kryesor i Kinës dhe rival tradicional i Indisë.