Franca kritika BE, Hollande: S’mund të ketë një Europë të diferencuar

Presidenti francez, Francois Hollande duke folur nga selia e Parlamentit Europian ka kritikuar ashpër vendosjen e interesave kombëtare mbi interesat e përgjithshme të Bashkimit Europian.Hollandë, bëri thirrje se nuk mund të ketë një "Europë të diferencuar". Nuk duam një Europë që do të ecë në "dy apo shumë drejtime"theksoi Presidenti francez.Interesat kombëtare, tha Hollande në Strasburg, rrezikojnë të marrin përparësinë mbi interesat e BE-së, deklara këto të cilat janë interpetuar nga mediat si një mesazh drejt Britanisë së Madhe dhe kryeministrit të saj David Cameron.Ndërkohë gjatë muajit të kaluar Cameron ka rekomanduar mbajtjen e një referendumi për qëndrimin ose daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, nëse Partia e tij Konservatore kthehet në pushtet në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, që priten në vitin 2015.Këto deklarata u komentuan ashpër nga Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, i cili tha se "Franca dëshiron një Britani e cila është në gjendje të sjellë të gjitha karakteristikat e saj pozitive në Evropë ... por ajo nuk mund ta bëjë Europën të gjithanshme.Fjalimi i presidentit francez erdhi dy ditë përpara një Samiti mbi buxhetin e ardhshëm shumë-vjeçar të BE-së, i cili pritet të karakterizohet nga negociata të vështira, pas qëndrimeve të anasjellta mbi formën dhe madhësinë e buxhetit, të disa prej vendeve më të mëdha europiane