Gjeorgji, Ivanishvili kërkon ripërtritje të marrdhënieve me Rusinë
Kryeministri i Gjeorgjisë Bidzina Ivanishvili ka akuzuar presidentin Mikheil Saakashvili se po kërkon të destabilizojë vendin.Gjatë një konferece për media të martën në Tbilisi, ku ka prezantuar 100 ditët e punës në këtë pozitë, kryeminstri Ivanishvili ka thënë se partia Lëvizja e Bashkuar Kombëtare e Saakashvilit “po provokon një konfrontim civil”. Ivanishvili gjithashtu ka thënë se Gjeorgjia do të rishikojë marrëdhëniet me Rusinë, për shkak të, siç i quan ai, territoreve të “humbura” të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut.Muajin e kaluar, gjatë një fjalimi të tij në Këshillin e Asamblesë Parlamentare të Evropës, Saakashvili ka kritikuar Rusinë dhe Ivaishvilin. Me këtë rast, Saakashvili ka thënë se ushtria e Russë po vazhdon ndërtimin në dy rajone separatiste në Gjeorgji.Ai gjtihashtu ka kritikuar kabinetin e Ivanishvilit për përdorim selektiv të drejtësisë për shkak të arrestimit të shumë prej aleatëve të tij politik.Koalicioni Ëndrra Gjeorgjiane e Ivanishvilit ka mundur partinë e rivalit të tij, Saakashvili, në zgjedhjet parlamentare të tetorit.