SHBA mbron sulmet me aeroplanët pa ekuipazh
Shtëpia e Bardhë e ka mbrojtur përdorimin e aeroplanëve pa ekuipazh në sulmet për vrasjen e të dyshuarve për terrorizëm të Al-Kaidës, edhe nëse ata janë shtetas amerikanë.“Ne i kryejmë sulmet e tilla pasi ato janë të domosdoshme për zvogëlimin e kërcënimeve aktuale në vazhdim, për t’i ndalur komplotet, për t’i parandaluar sulmet e ardhshme dhe për t’i shpëtuar jetët e amerikanëve. Këto sulme janë legale, etike dhe të mençura”, tha Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney.Kjo deklaratë u bë pas zbulimit të një memorandumi të Departamentit të drejtësisë, që thotë se zyrtarë të lartë kanë mundur të urdhërojnë vrasjen e terroristëve të dyshuar, përfshirë edhe shtetasit amerikanë, edhe nëse nuk ekziston dëshmi e qartë se sulmi specifik kundër interesave të Shteteve të Bashkuara do të bëhet në të ardhmen e menjëhershme.Sipas dokumentit, shtetasi amerikan mund të merret në shënjestër të sulmeve, nëse ai “aktualisht” ishte i përfshirë në “aktivitete” që paraqesin kërcënim të mundshëm.Kritikët e kanë akuzuar administratën Obama për kepërdorim të pozitës.