SHBA, jo padi gjyqësore ndaj Lance Armstrongut
Një prokuror federal amerikan ka deklaruar se nuk ka plane të ngrejë padi kundër çiklistit Lance Armstrong , i cili gënjeu se nuk kishte përdorur drogë gjatë garave.Prokurori Andre Birotte, i cili ishte hetuesi kryesor federal në rastin Armstrongut, tha se rrëfimi i Armstrongut se kishte përdorur drogë, nuk ka ndryshuar qëndrimin e tij. Ai tha se prokuroria e mbylli çështjen e Armstrongut vitin e kaluar, por shtoi se qeveria do të vazhdojë t'a vazhgojë në situatën.41-vjeçari Armstrong kishte mohuar për vite mbi përdorimin e drogave të ndaluara. Por Agjencia amerikane Anti-Doping zbuloi prova vitin e kaluar se Armstrong kishte gënjyer.Atij iu hoqën 7 titujt kampion për garën Tour de France dhe u përjashtua përgjithmonë nga çiklizmi.Gjatë një intervistë muajin e kaluar me Oprah Winfrey, Armstrong e pranoi se kishte përdorur droga, me shpresë se duke thënë të vërtetën atij do t’i hiqej masa e ndalimit për t’u marrëme çiklizëm.