Meksikë, shpërthimi nga një rrjedhje gazi
Shpërthimi fatal në selinë qendrore të kompanisë shtetërore të naftës në Meksikë, “Pemex”, u shkaktua nga një rrjedhje gazi.Kështu deklaroi prokurori i përgjithshëm meksikan, Jesus Murillo Karam, i cili nënvizoi se në kompleksin në fjalë nuk u gjetën gjurmë eksplozivi.Ai tha se ekspertët besojnë se një defekt elektrik ka shkaktuar një shkëndijë që ka ndezur më pas gazin që rridhte.Numri i vdekjeve të ngjarjes së të enjtes së kaluar është ngjitur ndërkohë në 37. Mbi 100 persona të tjerë po mjekohen në spital, shumica e të cilëve të dëmtuar nga shembja e ndërtesës.Prokurori Karam tha se verifikimi i burimit të gazit është ende nën hetim, edhe pse mendohet të jetë gaz metani që ka rrjedhur nga tubacionet në ndërtesë ose ka ardhur nga kanalet e ujërave të zeza.“Këto janë burimet e mundshme. Ky shpërthim shkaktoi një efekt në strukturat e kateve të ndërtesës, duke çuar në shembjen e tyre. Dhe kjo ishte shkaku kryesor i vdekjeve”, tha prokurori.Zyrtari shtoi më tej se në vendin e ngjarjes kishte pak prova për shpërthimin dhe nuk kishte shenja të një krateri tipik të shkaktuar shpërthimet.Autoriteteve u është dashur disa ditë për të konfirmuar se shpërthimi ishte një incident dhe jo një sulm nga grupet e armatosura të Meksikës.