A e dini se me baktere mund të ndërtoni shtëpi?

Shtëpitë e së ardhmes mund të ndërtohen pjesërisht me baktere. Duket si fantashkencë por kërkuesit e përfshirë në një projekt të mbështetur nga BE në Madrid po punojnë drejt shndërrimit të këtij koncepti në një realitet konkret.Fillon me një lloj bakteri që rivitalizohet në një miksim të ureas dhe nutrienteve në një temperaturë konstante, rreth 30 gradë celcius. Piero tani një biolog me institutin italian të konservimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore shpjegon se si funksionon. Brenda miksimit bakteret fillojnë të zhvillohen, ato në thelb rriten në numër. Bakteret duhet të arrijnë një numër të caktuar në mënyrë që të krijohet çimento. Pas rreth tre orësh fermentimi, miksimi ynë është gati. Shkencëtarët më pas shtojnë bakteret e rivitalizuar në një mix rëre, mbetje të çimentos industriale dhe hi të lëvorëve të orizit.Prodhuesit e çimentos janë përgjegjës për 5 përqind të emisionit global të karbonit, sipas kërkuesve. Ky projekt synon të provojë se një çimento jeshile, miqësore me mjedisin është e mundur.Materialet tona bazë janë në thelb të gjitha mbetje. Kështu që nuk kemi kosto shtesë, thotë Laura Sanchez Alonso, një inxhiniere minierash dhe koordinatore e projektit Eko Cement. Për shembull, në nuk kemi nevojë të ekstraktojmë dhe të transportojmë gurin gëlqeror zakonisht të përdorur për të prodhuar çimento dhe ne gjithashtu kursejmë energji.Me pak nxehtësi nënkupton kosto më të ulët dhe më pak emisione, shpjegon James Stuart, konsulent për dizajnin e qëndrueshëm. Në çimenton e zakonshme, duhet të përdoren temperatura të larta, deri në 1400 ose 1500 gradë celcius në mënyrë që të kthehet guri gëlqeror në çimento. Kjo është pjesë e procesit dhe kërkon shumë energji. Ndërsa këtu ne kemi nevojë vetëm për baktere për tu shumëfishuar në temperaturë 30 gradë celcius. Kjo është një diferencë masive dhe kjo sasi energjie kursehet sepse ne përdorim një proçes biologjik për të lidhur pjesët me njëra tjetrën.Mënyra se si bakteret lidhin pjesët me njëra tjetrën është nëpërmjet prodhimit natyral të tyre të karbonat kalciumit. Testet fillestare kanë rezultuar premtuese. Kërkuesit, mikrobiologët dhe kimistët, janë duke punuar për të ndihmuar bakteret që të jenë më eficentë.Është e rëndësishme të njohim densitetin ideal të baktereve në miksim, thotë Linda Wittig, një kimiste industriale me Fraunhofer-IFAM. Ne kemi bërë kërkime mbi këtë. Ne e dimë për shembull se densiteti i baktereve më të mëdha nuk do të thotë gjithmonë se produkti do të jetë më elastik. Në të kundërt, ndonjëherë përtej një pike të caktuar, shumë baktere mund të minojnë fuqinë e produktit final. Kështu që ne na duhet të gjejmë numrin optimal të qelizave për të prodhuar çimento.Rezultatet paraprake të testeve në vazhdim mbi plasticitetin, elasticitetin dhe rezistencën e materialit për ti bërë ballë deformimit po tregojnë që tani një rrugë për aplikimet eventuale.Ne vendosëm për të përdorur këtë material së llaç dhe jo si çimento sepse nuk është aq e fuqishme sa çimento tradicionale. Por mund të transformohet lehtësisht. Kjo është arsyeja se pse ne vendosëm të përdorim këtë material si llaç, thotë Nikos Bakas, një inxhinier civil në universitetin e Neapolis në Greqi.Cilat do qofshin aplikimet finale, kërkuesit shpresojnë se materiali i ri mund të jetë realitet në ndërtimet europiane në më pak se një dekadë.