Apple prezanton iPad e ri Air 2

Në një event special në bazen e saj në Kaliforni, Apple ka zbuluar iPad Air 2. Ashtu sikurse pritej iPad 2 është më i hollë dhe më i lehtë se paraardhësi i tij. Në fakt është tableti më i hollë në botë rreth 6.1 mm. Është gjithashtu me ngjyrë ari. Apple gjithashtu anoncoi edhe iPad mini 3, por jo përmes një prezantimi të ngjashëm si për iPad Air 2.Në brendësi të iPad Air 2 ndodhet një procesor A8X SOC. Nëse procesori A8 ishte një “bishë” në aspektin teknologjik, atëherë A8X është akoma edhe më i fuqishëm. Ka 3 bilion transistor me një CPU 40 përqind më të shpejtë dhe GPU 2.5 herë më të shpejtë.Display ka gjithashtu teknologji të reja, të cilat e bëjnë ekranin 56 përqind më pak reflektues. Mendohet se rezolucioni i këtij iPad nuk do të pësojë ndryshime , pra do të jetë rreth 2048x1536. Nuk do të ketë retina HD në këtë iPad. Siç duket nuk do të ketë as hapësira ajri të cilat rrisin kualitetin e imazhit.Apple gjithashtu ka shpenzuar shumë kohë duke diskutuar për kamerën e iPad Air 2, një njësi isight 8 megapixel. E kombinuar me procesimin e imazhit nga procesori i ri. IPad Air 2 do të jetë i aftë të prodhojë foto me të vërtetë të bukura. Gjithashtu ka edhe një mënyrë 43 megapiksel panorama, shkrepje të shumta njëherësh, slow-mo dhe opsione të tjera. Gjithashtu ka edhe një kamera në pjesën e përparme të këtij iPadi. Ky iPad do të ketë një sensor për shenjën e gishtit gjithashtu.Tim Cook ka shpenzuar shumë kohë duke folur për mënyrën se si, pavarësisht thashethemeve për të kundërtën, iPad po shitet shumë mirë dhe ka ende 100 përqind feedback pozitiv nga konsumatorët. Në 12 muajt e fundit Apple ka shitur 70 milion iPad, më shumë se çdo PC OEM. IPad Air 2 do të vijë në ngjyrë të bardhë, gri dhe të artë. Çmimi do të fillojë me 500 dollarë për modelin 16 GB, deri në 830 dollarë për modelin 128 GB.Në mënyrë kurioze iPad mini 3 u prek pak vetëm përmes disa slideve në fund të prezantimit të iPad Air 2. Duket sikur po pëson disa ndryshime  duke përfshirë këtu edhe sensorin e prekjes për shenjën e gishtit. Çmimi për këtë iPad fillon në 400 dollarë për modelin 16 GB, deri në 730 dollarë për modelin 128 GB, pra rreth 100 dollarë më pak se iPad Air 2 normal.