Avionët e telekomanduar po përdoren për të luftuar sëmundjen e Malaria-së

Në një zonë të largët të Azisë Juglindore, avionët e telekomanduar po luftojnë, jo kundra terroristëve apo kryengritësve, por kundër sëmundjeve infektive. Shkencëtarët në ishullin e Borneo-së po përdorin avionët e telekomanduar për të regjistruar zonat e prekura me një parazit të Malaria-së, që zakonisht prek majmunët.Gjatë këtyre viteve të fundit, janë shtuar shumë rastet e infektimit të njerëzve me këtë parazit vdekjeprurës, i cili përhapet nëpërmjet mushkonjave nga majmunët tek njerëzit.“Duke regjistruar komunitetet ku po ndodhin këto raste, shkencëtarët shpresojnë të kuptojnë se përse ky parazit përhapet kaq shpejt nga majmunët tek njerëzit,” deklaroi Chris Drakeley, profesor në Shkollën e Higjienës në Londër.Drakeley dhe kolegët e tij kanë përdorur një kamera të vogël, të vendosur tek një avion i telekomanduar, për të marrë pamje nga zonat e prekura me këtë sëmundje infektive.Avioni mund të fluturojë për 50 minuta, dhe mban një kamera me rezolucion 16 megapikselë. Shkencëtarët do të mund të shohin lëvizjet e njerëzve dhe majmunëve në këto zona, të cilat do të nxirren nga të dhënat e GPS-it.Shkencëtarët shpresojnë që me të dhënat e GPS-it do të mund të zbulojnë se në cilat vende ndërveprojnë më shumë këto dy specie, dhe do të mund të kuptojnë se përse ata vizitojnë më shpesh këto zona.Marrë nga: Krokodili.al