Doli në treg telefoni inteligjent Sony Xperia E3
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2014, 09:44
Sony Xperia E3 është telefoni inteligjent me lidhjen LTE më i liri në treg. Ai përmban karakteristikat e një telefoni inteligjent me parametra mesatarë, si procesori Snapdragon 400, 1GB RAM, kamera 5 megapikselë dhe ekran 4.5 inç me rezolucion 480×854 pikselë.Ky telefon inteligjent do të operojë me sistemin operativ Android 4.4.2 KitKat. Sa i përket baterisë, kompania premton se ajo do të zgjasë dy ditë me një karikim të vetëm.Marrë nga: Krokodili.al