Super kostumi që shërben për të gjetur thesaret nën ujore greke
Prape në Antikythera është projekti më i ri kërkimor detar i organizuar nga instituti oqeanografik The Woods Hole i Massachusetts, në partneritet me eforatën greke të antikiteteve nën ujore. Projekti synon të eksplorojë një zonë ku, më shumë se 2000 vjet më parë, një anije u mbyt duke marrë me vete thesare dhe vepra arti.Anëtarët e skuadrës po përdorin një kostum të ri zhytjeje që quhet Exokostum i cili lejon zhytësit të zbresin më shumë se 300 metra nën ujë dhe të qëndrojnë aty për orë të tëra pa patur nevojë të dekompresohen gjatë udhës për në sipërfaqje. Exokostumi 240 kilogramësh ka 1.6 kuaj fuqi, kontroll me këmbë për shtytje dhe 18 nyje rrotulluese në këmbë dhe krahë për të dhënë liri në lëvizje.Në fakt Theotokis Theodoulou një arkeolog detar në këtë program thotë se nuk është një kostum aspak. Megjithëse Exokostumi duket si një kostum hapësinor shumë i komplikuar, në realitet është shumë i thjeshtë. Nuk është më çështja tek zhytja. Ne aktualisht po veshim dhe po drejtojmë një nëndetëse.Sendi më i famshëm i rekuperuar nga rrënojat e anijes është mekanizmi antikitera, i cili tashmë është në muzeun arkeologjik kombëtar në Athine. Mendohet të jetë ndërtuar rreth vitit 100 para krishtit duke qenë kështu makina llogaritëse më e vjetër e botës.Megjithëse deti ka shumë më shumë thesare për të zbuluar dhe arkeologet shpresojnë se ky mision do të drejtojë të tjera gërmime në rrënojat e anijeve të vjetra. Në fund të fundit, deti grek është muzeu më i madh i paeksploruar në Europe.