Njihuni me FitBit Surge, super-ora me GPS
Kompania FitBit, e cila merret me prodhimin e pajisjeve që vishen, ka në plan të prezantojë tri pajisje të reja gjatë javës së ardhshme. Sipas The Verge, përveç pajisjeve Fitbit Charge dhe Charge HR, kompania do të prezantojë së shpejti edhe orën inteligjente Fitbit Surge, e krijuar posaçërisht për sportistët.Përveç monitorimit të shëndetit, pajisja do të shfaqë edhe thirrjet telefonike dhe njoftimet tekst, një veçori që gjendet zakonisht tek orët inteligjente.Nga fotoja e mësipërme kuptojmë që FitBit i referohet pajisjes Surge si një “super-orë”. Pajisja do të ketë GPS, dhe do të shfaqë të dhëna nga aktivitetet fizike në kohë reale.Përdoruesve do t’u paraqiten statistika mbi distancat, vrapimin, ritmin e të ecurit, intensitetin e rrahjeve të zemrës etj. Gjithashtu do të regjistrojë kaloritë e djegura, shkallët e ngjitura, minutat gjatë të cilave bëni aktivitet apo cilësinë e gjumit.Këto të dhëna do të shfaqen nga një aplikacion i posaçëm FitBt. Super-ora FitBit Surge vjen me tri versione ngjyrash dhe kushton 249 dollarë.Marrë nga: Krokodili.al