Në qytetin e zgjuar të Santander muret kanë vesh

Zhurmat urbane mund të jenë një shqetësim për banorët, por ato gjithashtu mund të japin informacion të rëndësishëm për nevojat e një qyteti. Një eksperiment unik në qytetin spanjoll të Santander po përpiqet të përcaktojë se si këto të dhëna mund të përdoren për të përmirësuar jetët e qytetarve. Ky eksperiment përfshin inxhinierë dhe shkencëtare nga një projekt kërkimi europian.Pedro Malo, kordinator i projektit EAR-IT shpjegon se si mund të përmirësohet situata. Siç mund ta shohim në një ambulancë përshembull ka nevojë të shkojë shpejt në spital, pasi jetët mund të jenë në rrezik. Kështu që ne propozojmë një zgjidhje teknologjike, pajisje akustike të cilat mund të orientojnë ambulancën në spitalin më të afërt përshembull duke ndryshuar edhe dritat e semaforëve.Sensorët kanë shumë avantazhe, thotë Gyorgi Nagy, një kërkues në teknologjitë akustike në institutin Fraunhofer për Teknologjinë e medias dixhitale. Ato janë eficente në kosto dhe mund të përdoren për shumë qëllime. Madje sensorët akustikë nuk kanë nevojë për fushëpamje edhe nëse ne nuk e shohim ambulancën, ne mundet ende ta njohim nga tingulli që lëshon.Sensorët inteligjent akustikë janë shtesa më e fundit në rrjetin e gjerë të pajisjeve elektronike të qytetit që e bëjnë Santander, shembullin më të mirë në Europë të një qyteti të zgjuar. Por çfarë është në fakt një qytet i zgjuar? Me qytet të zgjuar nënkuptohet një sistem që mbledh të dhëna nga aspekte të ndryshme të jetës së qytetit. Mund të ndihmojë për të menaxhuar trafikun, konsumimin e energjisë ose parametra të ndryshëm të lidhur me ambjentin. Këto sisteme e bëjnë qytetin më shumë të përshtatshëm dhe më shumë të qëndrueshëm, thotë Luis Munoz, një kërkuëse në rrjetet wireless në universitetin e Cantabrise.Ka benefite të tjera, me praktikë për qytetarët e rëndomtë nga këto sensorë. Kështu të paktën pretendohet. Një shembull janë edhe sensorët elektromagnetik në parkingjet e makinave të cilët numërojnë vendet e lira. Njerëzit i marrin informacionet nga smartphonet e tyre.Po përsa i përket privatësisë dhe shqetësimeve të lidhura me të? Kërkuesit thonë se edhe pse muret në Santander tani kanë veshë, asnjë bisedë personale nuk regjistrohet. Annika Sallstrom, një eskperte në anagazhimin e përdoruesve në Universitetin e Teknologjisë Lulea, në qendrën për teknologjinë në distancë të zgjatur, beson se njerëzit nuk do të ndihen sikur po spiunohen.Njerëzit nuk dëshirojnë të dëgjohen, por akoma mund të pranojnë se audio mund të regjistrohet nëse vihet në lojë siguria e tyre. Ne kemi gjetur në studimin tonë se ata mundet madje të japin edhe pjesë të privatësisë të tyre për sigurinë, kështu që nëse ata ndjejnë që ka një qytet të sigurtë, mund të japin pjesë nga privatësia e tyre.Rrjeti i zgjuar menaxhohet nga një dhomë e vetme kontrolli. Përpos rolit të saj praktik, shërben si një laborator i madh sa një qytet, duke ndihmuar në këtë mënyrë edhe kërkuesit për të ndërmarrë hapa të rinj drejt krijimit të një qyteti të së ardhmes.Shumë më shumë mund të bëhet me infrastrukturën akustike, sipas Juan Ramon Santana Martinez, një kërkues në rrjetet e sensorëve wireless në universitetin e Cantabria. Ne mund të monitorojmë situatën e trafikut duke matur nivelet e zhurmës në rrugë ose ne mund të dallojmë situatat e emergjencës. Nëse ka një thirrje për ndihmë ose një shkrepje arme, autoritetet mund të njoftohen automatikisht.