Google, Nexus i ri do të jetë më i madh

Tregu i “phabletave”, smartfonëve me ekrane të mëdhenj me më shumë se 5 inch, tërheq gjithashtu dhe Google. Sipas Wall Street Journal, Big G do të lançojë këtë muaj një pajisje të familjes Nexus me një ekran 5.9 inch, më i madh se iPhone 6 Plus i Apple dhe Galaxy Note i Samsung me 5.7 inch.Smartfoni i ri, me emrin e koduar Shamu, është realizuar nga Motorola, të cilin Google është duke ja dhënë Lenovos. Çmimi do të jetë konkurrues dhe me synimin që ta shesë atë dhe në vendet që janë në zhvillim.Telefonat me përmasa tepër të gjera janë një sektor që është në rritje të shpejtë. Në vitin 2011 phabletët përfaqësonin vetëm 1% të shitjeve të smartfonëve, por këtë vit, sipas analistëve të Strategy Analytics, kuota do të arrijë në 24%.Suksesi i phabletave kohët e fundit ka shtyrë Apple që të aplikojë këto dimensione madhësie tek telefonat e tij. Ndryshe nga modelet e mëparshme, që u ndalën tek ekranet me madhësi prej 4 inch, iPhone 6 të lançuar muajin e kaluar nga Cupertino i kanë ekranet 4.7 dhe 5.5 inch./o.b/oranews.tv/