Shërbimi i ri i Google-it ju lejon të kontaktoni doktorin në internet

Google po punon për krijimin e një shërbimi të ri që do të integrohet brenda aplikacionit Google Search në telefonin tuaj.Në çdo moment që ju do të kërkoni për ndonjë sëmundje, aplikacioni do t’ju sugjerojë një doktor të cilin ju mund ta kontaktoni nëpërmjet një video thirrjeje, dhe mund ta pyesni rreth problemit që ju keni.Sipas Google-it: “Kur ju kërkoni për informacione bazike mbi shëndetin, për probleme të ndryshme si pagjumësia apo nëse jeni helmuar nga ndonjë ushqim, qëllimi ynë është që t’ju sigurojmë informacionet e duhura mbi to. Ne do ta eksperimentojmë këtë veçori për të parë nëse do të jetë e dobishme për njerëzit.”Për momentin ky shërbim do të jetë në dispozicion vetëm tek disa vende në SHBA, dhe në fazën e provës do të jetë falas. Kur të prezantohet zyrtarisht ky shërbim mund edhe të kushtojë.Marrë nga: Krokodili.al