iPhone 6 Plus më i kërkuar se iPhone 6
Sipas një raporti të fundit të publikuar nga “DigiTimes”, thuhet se kërkesa për iPhone 6 Plus është më e lartë nga sa pritej.Telefoni iPhone 6 duket se do të jetë modeli më popullor i telefonit të ri, edhe pse Apple ende nuk ka dhënë asnjë statistikë apo ndarje zyrtare rreth asaj se cili model i telefonit është shitur më shumë.Raporti është bazuar në shitjet nga prodhuesit e njësive të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, Foxconn Electronics dhe Pegatron Technology, sipas burimeve të industrisë. Sipas raportove, Foxconn është përgjegjës për prodhimin e iPhone 6 Plus, ndërsa Pegatron ka prodhuar iPhone 6.Shitjet e iPhone 6 Plus thuhet se janë më të larta se sa pritej, duke marrë rreth 60% të dërgesave totale të modeleve të reja të gjeneratës së re të telefonave iPhone 6.Marrë nga: Krokodili.al