BE gjatë 2012, raporti përmend në pak rreshta Ballkanin, Shqipëria jashtë
Në raportin e parë vjetor prej 80 faqesh të presidentit të BE-së Herman Van Rompuy Ballkani përmendet vetëm në disa rreshta, ku cështja e zgjerimit përfshihet në nën titullin e "fqinjësisë"."Garantimi se e ardhmja e Ballkanit është Evropiane është prioritet i mandatit tim të dytë dhe jam i lumtur që u hodhën hapa të rëndësishëm gjatë vitit 2012. Në takimin e marsit ramë dakort që Serbia të bëhet vend kandidat. Në qershor udhëheqësit morën vendimin për të çelur negociatat për anëtarësim me Malin e Zi. Dhe gjatë vitit vijuan përgatitjet që Kroacia të na bashkohet si vendi i 28 anëtar më 1 korrik 2013", thotë Van Rompuy.Ndërkohë temat kryesore me të cilat janë ndërmarrë liderat e vëndeve anëtare gjatë vitit 2012, kanë qënë kthimi i qëndrueshmërisë dhe forcimi i Eurozonës, mbështetja për rritjen ekonomike dhe punësimin, si dhe trazirat në Lindjen e Mesme.Raporti që ka nxjerre presidenti i BE-së për 2012 përmban një përmbledhje të takimeve dhe vendimeve të rëndësishme të 27 krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së mbi çështjet kryesore të vitit të kaluar.