Kryeministri spanjoll hedh poshtë akuzat nga “El Pais”për korrupsion
Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ka mohuar ashpër akuzat për korrupsion, duke thënë se së shpejti do të shohim një Spanjë jashtë krizës më të rëndë financiare në vitet e fundit.Rajoy tha se Partia e tij Popullore është e angazhuar me reformat që do të çojnë Spanjën larg nga kriza financiare.Kryeministri spanjoll hodhi poshtë thirrjet e opozitës për dorëheqjen e tij ku sipas publikimeve të gazetës "El Pais" duket se Kryeministri mbante libra të fshehtë për pagesat e anëtarëve të Partisë Popullore. Rajoy tha se pretendimet e gazetës janë "krejtësisht të rreme".Duke folur së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin, Rajoy tha se qeveria e tij mbetet e fortë dhe këto akuza do të tejkalohen, akuza këto të cilat kanë ndezur protesta dhe një peticion online për dorëheqjen e tij e nënshkruar nga 74.000 njerëz.Ndërsa Merkel në deklaratat e përbashkëta shprehu mbështetjen e saj ndaj përpjekjeve të kryeministrit spanjoll.Pretendimi kryesor është se dokumentet e publikuara nga “El Pais” janë një listë e pagesave të padeklaruar ose të fshehta lidhur me anëtarë të lartë të PP.“El Pais” është e bindur se librat, që datojnë nga 1990-2008, janë shkruar nga ish thesari i partisë, Luis Barcenas i cili dha dorëheqjen pasi përfshihej në një rast të veçantë, të profilit të lartë të korrupsionit.Emri Mariano Rajoy është i shkruar disa herë në këto dokumente. Ku duket se Kryeministri spanjoll merrte çeqe që arrijnë më shumë se 25.mijë € për çdo vit, nga 1999 deri në 2008.Të shtunën, dy ditë pasi dokumentet u publikuan, Kryeministri para mediave mohoi se ka marrë ndonjëherë ndonjë pagesë të fshehtë. Ai tha se akuzat kundër tij dhe partisë së tij ishin të rreme dhe se ai do të publikojë të ardhurat e tij online.Partia Popullore tha se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër atyre që janë përgjegjës për keto publikime, të cilat sipas tyre janë një fushatë e shpifjeve, ndërsa kanë njoftuar një auditim të brendshëm të financave të partisë.Ndërsa lideri i i partisë kryesore opozitare të Spanjës, Alfredo Perez Rubalcaba, i ka bërë thirrje Kryeminisrit të japë dorëheqjen, por Burridge Tom korespodent i BBC-së në Madrid thotë se ky veprim nga ana e kryeministrit duket i pamundur. Ndërkohë Kryeprokurori i Spanjës tha se nuk ka prova të mjaftueshme për të hetuar akuzat.