Ekonomia, Cani: Trendet pozitive, Spiropali: U arkëtuan 18.9 mld lekë

Ekonomia shqiptare ka nisur të japë shenja të rimëkëmbjes. Duke fulur në anlizën e punës së drejtorisë së Doganave Minsitri i Financave Shkëlqim Cani deklaroi se rritja e konsumit dhe e investimeve janë shenjat e para që pasqyrojnë një situatë më të qëndrueshme në të ardhmen."Trendet janë dukshëm pozitive" tha sot ministri.Drejtoresha e Përgjithshme Doganave Elisa Spiropali theksoi rritjen e arkëtimeve por njëkohesiht bëri me dije se është rritur numri I kallëzimeve për bizneset që ruanin pozicionin e tyre përmes korrupsionit."Puna jonë nuk lidhet vetëm me të ardhurat por dhe punë n e përditshme për të luftuar kundër korrupsionit e evazionin."Analiza një vjeçareDrejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bërë analizën e 12 muajve të punës së saj, nën qeverisjen e mazhorancës së majtë. Në fjalën e saj, drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali, tha se në një vit ky institucion ka arkëtuar 18.9 miliardë lekë.“Në 12 muaj dogana ka arkëtuar 18,9 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Shtatori ka qenë një muaj shumë i mirë dhe raportoj se janë mbledhur 13 miliardë e 595 milionë lekë.”Po ashtu Spiropali tha se është luftuar korrupsioni në këto 12 muaj duke u bërë 126 kallëzime të bizneseve që kërkonin të ruanin pozicionin e tyre në treg përmes korrupsionit.“Tashmë ka një kod të ri doganor në punën tonë, që hyn në fuqi më 1 janar 2015.  Janë bërë 126 kallëzime për 12 muaj, me një rritje 117%. Ndoshta duket shifër e ashpër, por ka të bëjë me biznese të pandershme që duan të ruajnë pozicionin e tyre në treg përmes pandershmërisë, pra  me korrupsion”