Panairi ndërkombëtar i luleve në Ekuador
Është çelur panairi ndërkombëtar i luleve në Ekuador, më i madhi që mbahet në Amerikën Latine. Ekspozita e luleve, e quajtur Agriflor, mbahet çdo dy vjet dhe këtë vit është shtrirë në 12.000 metra katrore në një sallë gjigande.Kreu i panairit Dick Van Raamsdonk tha se ka interes të madh ndërkombëtar në panairin që organizohet çdo dy vjet. Ai shpjegon se arsyeja pse panairi mbahet në ekuador, është e thjeshtë, sepse lulet prodhohen ne ekuador, veçanërisht trendafilat. Një nga lulet më të njohura, të prodhuara në baze të shumë kërkesave, janë trëndafilat të cilat kanë më shumë se dy ngjyra.Shefi i bellarosave Gonzalo Luzuriaga shpjegoi se ka arritur ta bëjë këtë këtë gjë. Ai thotë se pasi lulja është e dehidratuar dhe e vrarë, ndahet në tre apo katër pjesë, dhe vihen në provëza me ngjjyra të ndryshme. Ajo pastaj rihidratohet dhe merr ngjyrat qe duken këtu. Ai thotë se ata bëjnë 50 lloje të ndryshme të ngjyrave në lule, përveç të zezës.Kërkesat janë të ndyshme, disa duan flamurin të diznjuar në lule, disa të të tjerë ngjyrat e ekipeve të futbollit etj. Në panairin e 15 ndëkrombëtar marrin pjesë rreth 200 kultivues lulesh, dhe blerësit kanë ardhur nga 37 vende për lulet e preferuara. Panairi do të qëndrojë i hapur tre ditë. Ekuadori ka më shumë se 2.500 hektarë me lule të kultivuara dhe në sajë të vendndodhjes së tij gjeografike, lulet rriten në çdo stinë të vitit.