Keni provuar kondom me shije të ndryshme gatimi? Në Japoni një libër me receta të tilla
Japoni - Në Japoni puthja dhe seksi në publik është tabu, por Kyosuke Kagami është treguar e guximshme, - pothuajse revolucionare, - duke publikuar librin e guzhinës, ku gatimet bëhen me kondom.
"Unë dua të gatuaj për ty ushqim me prezervativ" është titulluar libri i saj, i cili fillon një pasion për Kagamin, por nga ana tjetër promovon në një farë mënyre dhe seksin e sigurtë.Në librin e Kagami janë 11 receta gatimi me kondom. Ushqime të ndryshme, duke filluar nga kondom me mish të mbushur, me sushi, akullore me kondom prej çokollate, e plot receta të tjera të gatuara me pasion nga Kagami.
Kondomet mbushen me ushqim, duke i lidhur nyje në fund. Pas gatimit, ushqimet shërbehen.Libri mund të prodhojë shefë kuzhine shumë të apasionuar, mundësia për të lexuar recetat bëhet me anë të e-book, vetëm për 2 euro.m.p/Oranews.tv