Kontrata martesore e Napoleonit shitet 437, 500 mijë euro

Paratë nuk mund të blejnë dashurinë e vërtetë, por me siguri mund të blejnë fjalët në një letër, siç është kontrata e martesës mes Napoleon Bonaparte dhe gruas së tij Josephine. Katër faqet e kontratës u shitën me çmimin e lartë prej 437.500 mijë euro në një ankand në Paris, të djelën.

Data e vulës është 8 mars, 1796, dhe kjo kontratë aq e veccantë është ruajtur në mënyrë të përkryer ku në ccdo faqe shikohen qartë shkrimet e shekullit të 18-të. Më shumë se një deklaratë e thjeshtë administrative, kjo kontratë është cilësuar si politike dhe dashurie.

Dokumenti përveç ndarjes së pasurisë tregon se si Zhozefin nuk kishte pranuar të tregonte të gjithë pasurinë e saj, si dhe moshën e saktë nga frika se mos i dhuronte një trashëgimtar sundimtarit francez. Para dhe pas martesës së tyre ata patën një marrëdhënie pasionante të shoqëruar me shumë letra dashurie.

napollllllllllll