Nëna gatuan ushqime të "bukura" që fëmijët të shkojnë në shkollë

Nëna e dy fëmijëve ka bërë një art të pabesueshëm me ushqimin e fëmijëve të saj teksa u përgatit ushqimin e tyre të drekës.Li Ming 38 vjeçe bën personazhe si Super Mario dhe Spiderman me oriz duke I dekoruar në mënyrë të shkëlqyer për djalin Ivan dhe Lucas Tey.Ajo thotë se e bën me kënaqësi këto ushqime pasi tashmë është nënë me kohë të plotë.Ming ka filluar duke i bërë këto ushqime për djalin e vogël pasi nuk donte të shkonte  në shkollë dhe mërzitej në mësim.Mamaja ka gjetur mënyrën e duhur për ta gëzuar atë në kohën kur ai hapte kutinë e ushqimit për ta ngrënë në drekë.