Gruaja thyen xhamin e makinës për të shpëtuar djalin 1 vjeçar nga asfiksimi
Një grua shpëtimtare ka thyer xhamin e një makine të huaj hekurin e gomave pasi në të ishte një fëmijë i vogël i cili po asfiksohej nga e ngrohura e makinës ndërsa babai i tij po blinte në supermarket.Angela Radle nga Teksas ka parë djalin 1 vjeçar në makinën e parkuar përpara supermarketit dhe ka lajmëruar forcat e sigurimit.Por edhe pasi i është thënë se ajo do dënohej për prishjen e makinës, nuk ka dashur t’ia dijë dhe me një hekur makine ka thyer xhamin e përparëm të makinës për të shpëtuar djalin e vogël.Pasi ajo ka marrë vogëlushin, ajo ka thënë se ai ishte me temperaturë të lartë dhe i kuq.Babai i djalit të vogël Richard Elliot 36 vjeç është paraqitur pas 40 minutash në makinën e tij, gjë që do ishte fatale për djalin e tij të vogël.Ai tashmë do duhet të paguajë një gjobë prej 4,000 dollarësh për neglizhencë.