Emina Çunmulaj peshkim romantik me të fejuarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2014, 09:58
Topmodelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj para disa ditësh lajmëroi fejesën me të dashurin e saj prej disa vitesh. Dhe siç duket çifti po bën një “mini” muaj mjalti.Ajo ka postuar disa foto në Instagramin e saj duke treguar pushimet e tyre në Montana. Të veshur me rroba të përshtatshme për të zënë peshk çifti dukej më i lumtur se kurrë përkrah njëri-tjetrit.
