Chris Martin dhe Jennifer Lawrence konfirmojnë lidhjen, shfaqen sëbashku në publik

Edhe pse romanca e tyre u mor vesh para disa kohësh, është konfirmuar më në fund se Chris Martin ka rënë në dashuri me Jennifer Lawrence.Dhe tashmë pasi lidhja e tyre u bë e njohur, këto foto tregojnë më së miri se këngëtari dhe aktorja nuk do e fshehin më dashurinë e tyre.Chris 37 vjeçar dhe Jennifer 24 janë parë teksa kanë mbërritur në një avion privat në Los Anxhelos dhe dukeshin si një çift që kanë shumë kohë që dilnin me njëri-tjetrin.Të veshur sportivë dhe me çanta në shpinë të dashuruarit kanë folur me njerëzit në bord në harmoni dhe të gëzuar.Thuhet se çifti ka blerë edhe një shtëpi të përbashkët që të mund të jetojnë në kohën e tyre e tyre të lirë në të. Siç duket gjërat janë bërë serioze mes tyre.