Jack Ma, bashkë- themeluesi i Alibaba, njeriu më i pasur në Kinë

Kinë - Jack Ma është zyrtarisht tashmë njeriu më i pasur në Kinë, pas suksesit të arritur disa ditë më parë nga kompania me e madhe në botë e shit-blerjes Alibaba, në IPO.Ma ka arritur në krye të listës vjetore të të pasurve në Kinë, kjo është deklaruar sipas një raporti të dhënash nga Hurun, me një pasuri të vlerësuar 25 miliard dollarë, fituar nga kompania.Ma, - i cili ka arritur suksesin dhe pasurinë 10 vitet e fundit, - ka parë suksesin e pasurisë së tij në Alibaba, me 38% të aksioneve në New- York të premten, ditën e parë të tregtimit.Firma e tij ka bërë 25 miliard dollarë në debutimin e saj të parë, duke kaluar kështu rekordin e mëparshëm në listën e tregut të aksioneve."Me pasuri të madhe, vjen përgjegjësi e madhe", ky është mesazhi i bashkë-themeluesit të Alibaba, Jack Ma, lidhur me planet e tij se si do t'i shpenzojë të ardhurat e fituara nga kompania.“Kur ju keni një milion dollarë, ju jeni një person me fat. Kur ju keni 10 milion dollarë, ju keni marrë probleme, shumë dhimbje koke. Kur ju keni më shumë se një miliard dollarë, ose njëqind milion dollarë, kjo është një përgjegjësi që keni, është besimi i njerëzve në ju, sepse njerëzit besojnë se ju mund të shpenzoni paratë më mirë se të tjerët” – tha Ma.Një tjetër bashkë-themelues i Alibaba, Simon Xie Shihuang, gjithashtu është listuar në raportin e Hurun, me vlerën e arritur 1.6 miliardë dollarë.m.p/Oranews.tv