17 vjeçarja përfaqëson bukurinë shqiptare në Kinë, së shpejti në Miss Liberty në Turqi
Tiranë - Në kompeticionin e bukurisë mbajtur në Kinë, bukuroshja shqiptare nga Durrësi, Hygerta Karaj, mori pjesë në “Miss World Bikini Model Intenational 2014”, ku u zgjodh Shoqëruesja e Dytë.
E ftuar nw RTV “Ora News”, në emisionin “Ditë e re”, me gazetarin Enkel Demi, ka folur për sukseset, si dhe planet e saj për të ardhmen, në rrugën që ka nisur.Bukuroshja durrsake ka zbuluar disa nga planet që e presin deri në fund të vitit. Karaj tha se ka pasur shumë oferta për kompeticione të ndryshme, - duke deklaruar dy prej tyre, - në Turqi pret të marrë pjesë në “Miss Liberty” muajin e ardhshëm, ndërsa në fund të muajit nëntor do të largohet drejt Qipros në një tjetër kompeticion.Pavarsisht se në vit të tretë gjimnaz, vetëm 17 vjeçare, endrrat e saj nuk përfundojnë me këto kompeticione, Karaj u shpreh se një ndër dëshirat e saj është të largohet drejt Italisë, për t’u bërë pjesë e ndonjë kompanie modelingu, pasi është dëshira e saj të jetë pjesë e sfilatave të mëdha.Karaj u shpreh se arritjeve të saj e kanë lënë sërish një person të thjeshtë, duke mos ndikuar në tipin e saj, gjë e cila e bën të vlerësohet edhe nga shoqëria që e rrethon.m.p/Oranews.tv