Aktorja Emma Watson: Feminizmi nuk është të urresh burrat
Aktorja Emma Watson, e cila u rrit në famë duke luajtur rolin e Hermione Granger në filmin e famshëm "Harry Potter", ka marrë një rol të ri në promovimin e të drejtave të grave si ambasadore e OKB. Në fjalimin e saj për të drejtat e grave, Watson thotë se feminizmi nuk do të thotë urrejtje ndaj burrave."Kjo është fushata e parë e këtij lloji në OKB. Ne duam që të nxisim shumë burra dhe djem të behën mbrojtës realë në këtë çeshtje dhe jo vetëm të flasin në nivel teorik. Unë jam ëmëruar ambasadore e grave në OKB 6 muaj më parë dhe kam folur shumë për feminizmin. Por kam kuptuar se shumë shpesh lufta për të drejtat e grave konsiderohet sinonim i urrejtjes ndaj burrave.”Aktorja Watson do të promovojë fushatën HeForShe, e cila nxit burrat dhe djemtë të flasin hapur në mbështetje të barazisë gjinore.24-vjeçarja ka qenë e përfshirë në promovimin e arsimimit të vajzave për disa vite, pasi vizitoi Bangladeshin dhe Zambian.Watson shtoi se feminizmi sipas definicionit është barazia e të drejtave dhe mundësive mes burrave dhe grave si nga ana politike, ekonomke dhe sociale.Aktorja britanike do të udhëheqë fushaten e të drejtave të grave HeForShe, një lëvizje solidariteti për të ndihmuar në dhëniën fund të pabarazisë së vazhdueshme me të cilën përballen gratë dhe vajzat në nivel global.