Egjipt, dënohen me vdekje 21 tifozat e përleshjeve të Shkurtit
Një gjykatë egjiptiane, ka dënuar me vdekje 21 personat e përfshirë në përleshjet rivale mes tifozëve të futbollit, në të cilën u vranë 74 njerëz në Shkurtin e vitit të kaluar. Trazirat nisën pas disa minutash pasi kishte filluar loja për kampionatin në stadiumin “Port Said”, mes tifozave lokale al-Masry dhe klubit al-Ahly të Kajros.Ndërkohë që përleshja e Shkurtit, cilësohet si tragjedia më e madhe e të gjitha kohërave në futbollin egjiptian, dhuna në futbollin e Egjiptit ka shkaktuar dhe të tjera trazira në Kajro, gjatë së cilave kanë humbur jetën 16 të tjerë.Vendimi i gjykatës shkaktoi ndjenja të dyfishta. Të afërm të viktimave brohoritën, ndërkohë që të afërmit e të akuzuarve u mblodhën para mureve të burgut ku ata mbaheshin dhe nisën përleshjet me forcat e sigurisë.Përleshjet filluan pasi tifozët al-Masry, pushtuan fushën dhe filluan duke hedhur gurë dhe fishekzjarre ndaj vizitorëve. Atëherë disa tifozë thanë se forcat e sigurisë që gjendeshin aty nuk bënë për të parandaluar përleshjet. Ndërsa mes të akuzuarve janë dhe mbështetësit e presidentit Hosni Mubarak, që akuzohen se kanë nxitur incidentin.Shtatëdhjetë e tre persona janë të përfshirë, midis tyre dhe policë. Gjykatësi tha se ai do të shpallë vendimin për 52 të pandehurit e mbetur, në 9 Mars.Dënimet erdhën pas një dite të përleshjeve që opozita shënoi në përvjetorin e dytë të revolucionit. Egjipti, dy vjet nga rrëzimi i regjimit të Mubarakut, ndodhet ende në kaos. Opozita akuzon presidentin Mohamed Morsi për tradhëti ndaj idealeve të revolucionit, ndërkohë që ky i fundit apelon për qetësi dhe dialog.