Davos: Ekonomia në vitin 2013, e brishtë

Hartuesit e politikave ekonomike kanë përfunduar takimin e tyre vjetor në Davos të Zvicrës duke paralajmëruar qeveritë se nuk duhet të jenë shumë optimiste për rimëkëmbjen ekonomike.Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde gjatë një paneli përmbyllës për përspektivën ekonomik ka thënë se qeveritë nuk duhet të ndihen të “relaksuara”, duke shtuar se FMN pret që rimëkëmbja ekonomike gjatë vitit të ardhshëm të jetë shumë më e “brishtë”.Angel Gurria, sekretari i përgjithshmëm i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, ka thënë se qeveritarët duhet të lejojnë që përmirësimi i klimës ekonomike të kthehet në vetëkënaqësi.Në forumin katër-ditor për ekonominë botërore në Davos, është vizituar nga 2 mijë e 500 dhe drejtues të bizneseve, përfshirë edhe 50 kryetar të qeverive.