Pentagoni ndihmon ushtrinë franceze në Mali

Shtetet e Bashkuara ka rënë dakord të rifurnizojnë aeroplanët luftarakë francezë të cilët po luftojnë kundër militantëve islamikë në Mali.Nga Pentagoni është bërë e ditur se ndihma u diskutua gjatë një linje telefonike mes sekretarit të Mbrojtjes Leona Panetta dhe ministrit të Mbrojtjes së Francës Jean-Yves Le Drian.Shtetet e Bashkuara tashmë kanë ndihmuar në transportimin e trupave franceze për në shtetin perëndimor të Afrikës.Në deklaratën e Pentagonit thuhet se Uashingtoni mbështet “ përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të pamundësuar një qëndrim të sigurtë të terroristëve në Mali”.Trupa franceze dhe të Malit gjatë ditës së dielë raportohet se kanë marr në kontroll bastionin islamik të Gao-së.Trupat franceze të vendosur në Mali të mbështetura edhe nga forcat ajrore më shumë se dy javë më parë kanë filluar fushtatën për të parandaluar konsolidimin e kontrollit të pjesës veriore të Mali nga islamikët.