Lajme të mira për Hugo Chavez, Maduro: Po trajtohet pas operacionit
Një muaj pas ndërhyrjes kirurgjikale në Kuba, presidenti venezuelian Hugo Chaves, ka hyrë tashmë në një një fazë tjetër, atë të trajtimit shtesë. Kjo deklaratë vjen nga zëvendës presidenti, Nicolas Maduro, pas kthimit të tij nga Havana.Ndërsa nga ana tjetër Chavez, " është optimist dhe ka shumë besim në cfarë kemi bere deri tani. Ka shumë besim në Zot dhe është shumë i lidhur me jetën" ka vijuar shpjegimet e tij Maduro, por pa vënë në dukje dhe pa përmendur gjatë fjalës se tij rikthimin në Venezuelë të presidentit Hugo Chaves.57-vjeçari ka kaluar dy operacione në Havana vitin e kaluar për të hequr një tumor kanceroz, e më pas kishte bërë të ditur se ishte shëruar plotësisht. Ai tha se masa ishte në të njëjtën zonë dhe ndoshta ishte malinje.Chavez, i cili ka qeverisur Venezuelën për 13 vjet, e bëri publik lajmin e sëmundjes së tij në televizion duke deklaruar se "në ekzaminimet në Havanë u zbulua një masë në të njëjtin vend ku ishte nxjerrë tumori pothuajse një vit më parë". "Kjo është një masë e vogël rreth 2 cm, shumë qartë e dukshme"pati thënë ai."Unë jam në gjendje të mirë fizike për t'u përballur me këtë betejë të re", shtoi ai. Edhe pse në Venezuelë u hodhën dyshime në lidhje me shëndetin e tij, duket se ato tashmë janë shtuar pas daljes së fundit publike të zv.presidentit Maduro, i cili ka siguruar se gjendja shëndetësore e Presidentit është e mirë dhe ai po kurohet me një trajtim shtesë.Por tashmë një tjetër debat që është hapur në Venezuelë është edhe betimi i tij si President, i cili është shtyre për shkak të sëmundjes, ndërkohë që afati ka kaluar.