Përleshje në një burg të Venezuelës, 50 të vdekur e mbi 90 të plagosur
54 të vdekur dhe rreth 90 të plagosur. Ky është bilanici i një revolte që ka shpërthyer në një burg në perendim te Venezuelës.Sherri u shkaktua, pasi një media lokale transmetoi një lajm se ushtarët do të dërgoheshin në burgun e Uribana-s, në Barquisimeto, për të kërkuar për armë, siç bëri të ditur kreu i Ministrisë së Burgjeve, Iris Varela.Drejtori i spitalit, Ruy Medina, tha për agjencinë e lajmeve AFP, se rreth 90 persona u plagosën, pjesa më e madhe e të cilëve nga plagët e shkaktuara nga armët e zjarrit. Mes të vdekurve përfshihen të dënuar, roje dhe punonjës të burgut.Carlos Nieto Palma, koordinator i organizatës jo-qeveritare “Një dritare drejt Lirisë”, që punon në burgjet venezueliane, tha për BBC se numri i të vdekurve mund të rritet.“Ajo që duhet të ishte një procedurë normale në cilindo burg, përfundoi në një përplasje mes ushtarëve të Gardës Kombëtare dhe të burgosurve”, tha ai.