Obama emëron McDonough, shef të stafit në Shtëpinë e Bardhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2013, 22:55
Presidenti Barak Obama ka emëruar këshilltarin e tij për politikë të jashtme, Denis McDonough si shef të stafit të Shtëpisë së Bardhë.Obama e bëri njoftimin duke u paraqitur me McDonough-in, në Shtëpinë e Bardhë të premten.McDonough ka marrë përsipër këtë rolin kyç nga Jack Leë, të cilin Obama e nominoi për sekretar të Thesarit.McDonough, 43 vjeç, ishte një nga këshilltarët e Obamës në fushatën e tij të vitit 2008, dhe ka shërbyer si zyrtar i dytë më i lartë Këshillin për Sigurinë Kombëtarë, në dy vitet e fundit.Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha të premten se McDonough ka luajtur një rol thelbësor në marrjen e secilit vendim të madh të administratës për sigurinë kombëtare.