Psikologë dhe për burrat dhunues, projekti synon të shmangë përsëritjen e dhunës

Tiranë- Nëse deri më sot në Shqipëri këshilloheshin vetëm gratë e dhunura, tashmë do ti kushtohet vëmendje dhe burrave dhunues.Në mbyllje të trajnimit të 11 psikologëve të parë në lidhje me këtë problem, Drejtuesja e projektit Iris Luarasi shpjegon se prioritet do ti jepet viktimave, por e rëndësishme është që të rehabilitohen edhe burrat që dhunojnë gratë pasi kjo do të ulte nivelin e dhunës në familje.Për Ministrin e Rinisë dhe të Mirqënies, Erion Veliaj, dhuna në familje vitin e fundit ka marrë përmasa të frikshme, duke u shënuar 690 raste të reja.Eksperti i ardhur nga Zvicra, Roland Rajzenik, vlerëson se një nismë e tillë mund të sjellë ulje të numrit të burrave të dhunshëm në Shqipëri.“Erdha në Shqipëri para disa viteve në Shqipëri me nje visionin për të ulur numrin e burrave dhunues në Shqipëri dhe mendoj se jemi pranë realizimit të qëllimit. Në fillim të duket mosbesuese që trajtosh ata që ushtrojnë dhunë por nëse një burrë i dhunshëm ndryshon sjellje kjo ia vlen.Duhet punuar seriozisht me dhunuesit, pasi ka diçka që duhet të lëvizë për të ulur dhunën në familje. Por gjithsesi duhet të jemi të vetdijshëm se jo gjithmonë ia del që të ndryshosh sjelljen e dikujt, por e rëndësishme është ti trajtosh”.Tashmë linjës së këshillimit të grave të dhunuara do ti bashkohet edhe një linjë e këshillimit të burrave dhunues me synimin integrimin e tyre sa më parë në shoqëri.