Jahjaga takon Thaçin: Duhet angazhim për ruajtjen e rendit dhe ligjit
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga takoi kryemnistrin, Hashim Thaçi dhe drejtuesit e sigurisë dhe gjyqësisë, për të vlerësuar zhvillimet aktuale në vend.Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga takoi kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, kryeprokurorin Sylë Hoxha, kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Pecin, drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhunin dhe zëvendësdrejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Muharrem Ajeti në një takim të përbashkët për të vlerësuar zhvillimet aktuale në vend pas seancës së fundit të Këshillit të Sigurimit për Kosovën dhe në prag të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.Duke vlerësuar punën e këtyre institucioneve dhe mekanizmave dhe kontributin e tyre, Jahjaga theksoi të nevojshëm harmonizimin e mëtejshëm të institucioneve të mandatuara për ruajtjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.Po ashtu të nevojshme e konsideroi edhe implementimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian me Republikën e Serbisë dhe përshpejtimin e reformave të cilat lidhen me përmbushjen e standardeve të përcaktuara për proceset integruese të Kosovës dhe liberalizimin e vizave.Marrë nga RTK