Personazh/ Emocionet e një fëmije, që fillon klasën e parë
Tiranë - Noara ka fjetur pak natën mes 14 dhe 15 shtatorit. Emocionet e kanë trazuar gjumin e saj që herët në mëngjes.Ajo nis një jetë të re ndryshe dhe më serioze se lojërat e kopështit. Me një tufë lulesh në dorë e pret klasa e parë.Atmosfera nuk e ka ka përpirë vetëm vogëlushen Noara, por të gjithë familjen që në këtë moment ndjen emocionin e shumë viteve më parë kur të gjithë në kohë të ndryshme vishnin përparësen për të filluar rrugën e dijes.Puthja e gjyshërve është përshëndetja e fundit e më pas dora e ngrohtë e të ëmës e shoqëron deri tek dera e "Shkollës së Kuqe", ku vogëlushja do të nisë diçka të re.Lulet këtë herë nuk janë për edukatoren e kopështit por për mësuesen që do të ndajë me të momentet më të bukura të jetës shkollore.Hapat e Noarës sot janë më të sigurtë. Tani ajo është e rritur, është nxënëse e klasës së parë sëbashku me 32 mijë bashkëmoshatarë që janë ulur në tempullin e dijes për herë të parë këtë 15 shtator.Oranews.tv