Përleshje në përvjetorin e rrëzimit të Mubarak, mbi 100 të lënduar

Protestuesit dhe policia janë përleshur në qytetet të ndryshme të Egjiptit, në ditën e dytë të përvjetorit të kryengritjes që rrëzoi liderin shumëçvjeçar, Hosni Mubarak.Ministria e Brendshme, tha se rreth 100 protestues dhe zyrtarë policorë janë lënduar gjatë përleshjeve.Mijëra protestues janë grumbulluar në qytetet egjiptiane. Forcat e sigurisë kanë hedhur gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit kanë gjuajtur gurë dhe koktej molotovi.Kundërshtarët e presidentit të Egjiptit, Muhammad Morsi, kanë bërë thirrje për vazhdimin e demonstratave për ditën e sotme, duke thënë se Morsi dhe Vëllazëria Myslimane i kanë tradhtuar idealet sekulariste të kryengritjes së para dy vitesh.Vëllazëria Myslimane ka vendosur që të mos bëjë thirrje për kundër demonstratë, me qëllim që të ulet mundësia për dhunë.