Lepuri gjigand kinez, në “Festivalin e Hënës” në Tajvan

Mijëra njerëz u dyndën në veriperëndim të Tajvanit në prag të festivalit kinez Mid-Autumn,festival për të parë një lepur të bardhë gjigand , i krijuar nga artisti holandez Florentijn Hofman, i njohur për krijimin e rosakut të verdhe gjigand prej gome.Mid-Autumn Festival, i njohur edhe si Festivali i Hënës, këtë vit mbahet më 8 shtator, pra të hënën. Lepuri, 25 metra i gjatë, i quajtur lepuri i hënës, u prezantua i shtrirë në një strehë avioni, ku dukej sikur po prekte qillin. Hofman dekalroi se është i kënaqur për vendosjen e lepurit gjikand në një bazë ushtarake."Ky vend është unik, duke pasur këtë punë në këtë bunker në këtë bazë formale ushtarake, është e mahnitshme. Nuk ka asnjë vend si ky në botë," tha ai. Artisti tha se ideja e tij ishte frymëzuar nga mitologjia tradicionale kineze e një lepuri, i cili jetonte ne hënë së bahsku me perëndeshën e Hënës."Ju keni një histori fantastike dhe legjenda të mëdha, dhe unë jam frymëzuar pikërisht nga kjo, shtoi ai.Për krijimin e këtij lepuri fatanskik ëhstë përdorur letër reziztente ndaj ujit, dru dhe plastikë, në mënyrë që ky lepur të këtë një pamje të tillë."Kur e sheh nga larg, lepuri duket sikur qëndron në ajër dhe është vërtet një pamje e mrekullueshme. Megjjithatë nuk dihet nëse lepuri do të qëndrojë edhe pas mbarimit të festivalit, u shpreh Chin Chia-Hui, i pranishëm në festival.