Malaj: Dorëheqja e Laçej - personale, vazhdojmë reformën në shkolla
Shkodër - Pas 10 muajsh në krye të Drejtorisë së Arsimit Shkodër, drejtorja Erjeta Laçej ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Ajo e ka dorëzuar kërkesën në Ministrisë e Arsimit dhe Zv.ministrja Nora Malaj ka konfirmuar që dorëheqja është pranuar, pasi ka qënë një vendim tërësisht personal i znj.Laçej.“Është një dorëheqje e zgjedhur nga vetë znj.Laçaj. Nuk është e motivuar nga askush, nuk është e imponuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Ne si ministri e kemi vlerësuar kërkesën e saj për dorëheqje dhe e kemi pranuar. E gjithë marrëdhënia njëvjeçare e punës ka qënë shumë korrekte, mirëkuptuese, ku natyrisht me gjithë problematikat shumë të mëdha që ka sistemi parauniversitar në qarkun e Shkodrës, si duket fluksi i punës dhe problemet e ndryshme, hera herës kanë bërë që të gjitha jo titullarët t’i superojnë.Ne shumë shpejt do të kryejmë veprimin tjetër të radhës, pasi pozicioni i titullarit të Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe Zonale, është në cilësinë e nëpunësit civil. Do të kryhen procedurat e përshpejtuara,do të bëhet një vlerësim i komanduar deri në momentin e përzgjedhjes së kandidaturës së dytë.”Malaj komentoi edhe reformat e ndërmarra së fundmi nga ky dikaster, ku brenda këtyre ditëve do të nisë kontrolli i të gjitha shkollave private të sistemit parauniversitar në Shkodër:“Mendoj se po bëjmë reformat më të thella që janë bërë ndonjëhërë në sistemin arsimor, duke filluar me universitetet dhe duke vazhduar me të gjithë sistemin parauniversitar, - tha ajo. - Tani jemi në një fazë të rëndësishme: Sapo kemi përfunduar heqjen e liçensave të institucioneve të sistemit parauniversitar, që kishin shkelje të rënda, por me një urdhër ministri, këtë javë do të kontrollohen të githë subjektet private në sistemin part-time.Kemi filluar me Tiranën dhe do të vazhdojmë dhe me të gjithë qarqet; mendoj se disa nga sfidat tona kryesore lidhen me detyrën që kemi vënë para qytetarëve për të shkuar deri tek numri 30 i nxënësve në çdo klasë. Natyrisht, nuk do të bëhet sivjet, por hap pas hapi; po ashtu, rregullimi dhe heqja e të gjithë mësuesve që janë jashtë profilit. Kjo është një nga detyrat dhe një nga reformat më të mëdha; njëkohësisht, futja e mësuesit të fiskulturës, nuk do të cedojë tek orët e tjera; do të bëjmë një vlerësim shuë rigoroz të të gjithë stafeve akademike dhe mësimore, se kjo lidhet shumë me cilësinë dhe standartin; do të monitorojmë çdo lëvizje të ."Radhët me regjistrimet në kopshte në disa qytete të vendit, Zv.ministrja Malaj ia faturon administrimit të drejtuesve."Ka pasur radhë për shkak të keqmenaxhimit, mendoj unë, - tha Malaj, - sepse Drejtoria Arsimore apo ajo Rajonale e di shumë mirë lindshmërinë e fëmijëve, ka raporte me çerdhet dhe njëkohësisht dhe me maternitetin, pra, ka një “database” të saktë, nuk ka arsye pse të ketë vështirësi në mirëmenaxhimin e kopshteve apo klasave parashkollore. Puna është që ne tashmë duhet të ndërrojmë mentalitetin në sistemin; sistemi parashkollor të jetë jo vetëm i standartizuar dhe cilësisht i rregulluar dhe me një normë të plotë, sipas BE-së, përsa i përket ngarkesës së nxënësve, por edhe të ketë edhe mësuesit më të kualifikuar, sepse atje nis abc-ja e mënyrës së menaxhimit.Me ardhjen e Inspektoriatit dhe nisjen e grupeve të punës, do të shohim rast pas rasti, zgjidhjen e problemeve, në mënyrë që edhe për shkollat apo kopshtet private që janë të paliçensuara, të marrin masat që tani, përndryshe do të mbyllen.Subjektet private në qarkun e Shkodrës, që nuk i kanë kryer detyrimet, do të mbyllen, - përfundoi Zv.ministrja e Arsimit. - Subjektet që i kanë marrë detyrimet, le ta shikojnë mirë dokumentacionin, para se të vijë kontrolli, për të realizuar standartin që kërkon Ministria e Arsimit dhe Sportit."ar.sh/Oranews.vt