Clooney regjisor i "Hack Attack, film që i kushtohet skandalit të përgjimeve

Aktori dhe regjisori hollivudian George Clooney do të drejtojë një film në lidhje me skandalin e përgjimeve, në të cilin u përfshinë personalitete të mëdha të politikës dhe mediave britanike. Lajmi është bërë i ditur nga studio Sony Pictures Entertainment.I titulluar "Hack Attack", filmi është i bazuar në librin më të njëjtin titull të gazetarit Nick Davies, botuar në 2014. Në libër përshkruan me detaje se si gazetat britanike përgjonin telefonat dhe adresat e emailve të personazheve të njohur të modës, ekranit dhe kinmatografisë britanike, por edhe anëtarët e familjes mbrëtërore për të publikuar informacione të jetës së tyre private."Kjo i ka të gjitha elementët, gënjeshtrën, korrupsionin, shantazhin në nivelet më të larta nga ana e gazetës më të madhe në Londër, dhe fakti është se pjesa më e madhe janë të vërtetata,”- deklaroi Clooney.“Nick është një gazetar i guximshëm dhe kokëfortë dhe për ne është një nder që do të materilaizojmë fjalën e tij edhe me pamje filmike.”Skandali i përgjimit të telefonave detyroi manjatin e mediave Rupert Murdoch të mbyllë gazetën më të madhe britanike News of the World në vitin 2011 dhe gjithashtu në arrestimin e dy redaktorëve kryesorë të gazetës. Kluni 53 vjeç u vlerësua me Oskar në vitin 2006 për interpretimin më të mirë në rol dytësor, dhe po të njëjtin vit u nominua për Oskar në filmin "Good Night, and Good Luck,"