Nëna që ka ‘zili’ bukurinë e vajzave të saj
Shona Sibary 43 vjeçe dhe ka dy vajza Flo 15 dhe Annie 13 vjeç teksa sheh fotot e vajzave të saj duket se ka një përzierje ndjenjash, krenari dhe zili njëkohësisht për bukurinë e tyre dhe mënyrën se si po e shijojnë ata jetën.Dhe ajo thotë ‘Adoleshenca e tyre nga ajo e imja nuk kanë ngjashëmri fare dhe si do jem unë në gjendje t’i këshilloj vajzat e mia për të dashurit e tyre apo edhe për xhelozitë ndërmjet shoqeve?’Adoleshenca e saj ishte shumë më ndryshe nga ajo e vajzave të saj pasi ajo shprehet se është rritur me ndjenjën e të qënurit e shëmtuar dhe pa shoqëri.Teksa sheh fotot e vajzave gjatë pushimeve të tyre në Kroaci, veshur me bikini me trup elegat dhe perfekt, por nuk është vetëm bukuria e tyre që e bën nënën të ndihet pak ‘xheloze’ për ta, por është edhe siguria që vajzat paraqesin në vetveten e tyre.‘Mund t’ju duket e çuditshme të kem zili bukurinë e vajzave të mia por kur karahasoj adoleshencën e tyre me timen ndjej një keqardhje për veten time sepse as nuk jam munduar të dukem e bukur apo të konkuroj me shoqet e mia’ shpehet kështu nëna e dy vajzave adoleshente e cila më shumë ndjen keqardhje për veten sesa xhelozi për vajzat.