Gruas i ngulet një shufër hekuri në të pasme, ngiste makinën dhe shkruante mesazh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2014, 17:19
Një grua nga Kolorado, Christina Jahnz ka bërë një aksident në makinën e saj me një pasojë vërtetë të dhimbshme. Ajo ka pësuar një dëmtim teksa në të pasme të saj dhe në kofshë është futur një shufër metalike.Shkaku i gjithë kësaj: po kthente mesazh teksa ngiste makinën.“Dëgjova zilën e mesazhit në telefonin tim dhe në atë kohë e ngrita atë për të parë se çfarë më kishte ardhur”-ka thënë gruaja.Por kjo i ka kushtuar asaj shumë shtrenjtë e cila nuk ka parë rrugën ku po kalonte dhe është përplasur me mjetet e një kamioni të madh.Shumë shpejt zjarrfikësit e kanë nxjerrë atë nga shufra e hekurit duke përdorur sharrë dhe mjete të tjera prerëse duke shpëtuar jetën e Jahnz.