Çiljetës i 'vjedhin' djalin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2014, 13:03
Sipas një statusi që Çiljeta ka postuar në Instagram duket se ajo është acaruar pasi ka zbuluar që një person ka hapur një faqe në këtë rrjet social duke përdorur emrin e Fernandos, djalit të Çiljetës.Pasi ka kërkuar ndihmë nga miqtë e saj ka zbuluar ‘fansen’ e cila ka tejkaluar limitin me fiksimin për jetën personale të Çiljetës.‘Flm të gjithëve sapo e mbyllëm profilin bisedova me të dhe ishte një femër e cila zoti Nuk I kish dhën fëmijë dhe e donte shum Fernandon. Nuk e kish hapur për qëllim të keq dhe pse Kjo si jep të drejtën të hapi nji insta në emër të djalit Tim.kushdo qoft ajo uroj që Zoti tët bekoj sa më shpejt me një fëmi .flm dhe të gjith ju që më ndiqni për mbështetjen tuaj’ thekson Çiljeta në postimin e saj në Instagram.