Martohet me qenin t'i shpëtojë magjisë së keqe
Një vajzë indiane 18 vjeçare është martuar me një qen në një ceremoni tribale për të larguar magjinë e keqe.Mangli Munda nga një fshat në Indinë e lindjes në shtetin e Jharkhand, lidhi kurorë me qenin në një ceremoni luksoze.Kjo martesë u vendos nga fshatarët më të vjetër të këtij komuniteti guru pasi prindërit e vajzës mendojnë se vajza është infektuar me një fat të sëmurë. Nëse ajo martohet me një burrë do të sillte vetëm fatkeqësi dhe do shkatërronte komunitetin.Qeni Sheru, ishte një kafshë e gjetur nga babai i vajzës dhe i sjellur në dasëm nga një njeri i njohur i këtij komuniteti.“Po martohem me qenin sepse prindërit mendojnë se pasi të bëhet kjo ceremoni, mallkimi do i kalojë qenit. Pasi kjo të mbarojë unë do martohem me një burrë të vërtetë”-ka thënë nusja.