Vazhdon karriera për Allen, SHBA do ta nominojë komandant të NATO-s
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2013, 22:12
Shtëpia e Bardhë tha se do të vazhdojnë procedurat e nomnimit të gjeneralit John Allen si komandant të ardhshëm të forcave të NATO-s në Evropë.Lajmi bëhet i ditur, pasi zyrtarët e Pentagonit thanë se komandanti i lartë i trupave amerikane në Afganistan, gjenerali John Allen, është liruar nga akuzat se i kishte dërguar emaile të papërshtatshme një femre.Gjenerali Allen ishte nën hetime prej muajit nëntor të vitit të kaluar, lidhur me këmbimet e e-maileve me një femër, që gjendej në qendër të skandalit, që e detyroi drejtorin e agjencisë CIA, David Petraeus, të jape dorëheqje.Ndërkaq Gjenerali Allen i kishte hedhur poshtë të gjitha pretendimet dhe akuzat ndaj tij.